YEREVAN 🇦🇲 2025.05.07 – 2025.05.11
🇦🇱 Ekipi Kombëtar në Kampionatin Europian të Karates.
Orges Arfi (Kumite -60kg) – me një paraqitje jashtëzakonshme, e çon sërish Shqipërinë në finalen e Europianit të Karatesë 🏆. Ditën e nesërme, Orgesi do të luftojë për medaljen e artë 🥇 kundër përfaqësuesit të EKF (Rusia) 🇷🇺.
Abdullah Backa – (Kumite -67kg) pas një lufte të fortë me përfaqësuesin nga Belgjika 🇧🇪, nuk arriti të kalonte më tej.
Bekim Basha – (Kumite -75kg) pas një ndeshje të ngushtë, me përfaqësuesin e Sllovakisë, u gjend i pafat për të kaluar më tej. 🇸🇰.
Melos Gashi – (Kumite -84kg) tregoi edhe njëherë cilësitë e tij duke arritur të renditet i 7-ti ne Kampionatin Europian.
Melos arriti të mund përfaqësuesin nga Bosnja dhe Hercegovina 🇧🇦 me rezultatin 3:1 dhe kundër përfaqesuesit të EKF (Bjellorusisë 🇧🇾 ) me rezultatin 3:0, por u ndal ne luftën kundër përfaqësuesit nga Ukraina 🇺🇦 me rezultatin 0:1.
Blodin Pakashtica – (Kumite +84kg) pas një lufte të fortë, u ndal nga përfaqësuesi i Greqisë 🇬🇷.
Stafi i FSHK-së falënderon ekipin përfaqësues, si dhe trajnerin e ekipit kombëtar, Mirandi Backa dhe u uron shumë suksese në finalen e ditës së nesërme !





