🇦🇱 Lanika Rexhepi shpallet Nënkampione Europe 🥈

Federata Shqiptare e Karatesë ka kënaqësinë të njoftojë se Lanika Rexhepi është shpallur Nënkampione Europe në kategorinë Cadet +61 kg, në Kampionatin Europian Cadet, Junior & U21 të zhvilluar në Limassol, Qipro, me pjesëmarrjen e rreth 1293 garuesve.

🥈 Rruga e Lanikës drejt finales: 

✅ 8-0 ndaj Malit të Zi

✅ 8-0 ndaj Gjeorgjisë

✅ 6-1 ndaj Francës

✅ 3-0 ndaj Italisë

🏆 Finale: 0-1 ndaj Portugalisë

Ky rezultat  pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e Lanika Rexhepit në sportin e karatesë.

Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Laniken dhe i uron shumë suksese në aktivitetet e ardhshme! 🇦🇱

X