🇦🇱 Orges Arifi, Nënkampion i Europës! 🇦🇱

Federata Shqiptare e Karatesë ka kënaqësinë të njoftojë se sportisti ynë, Orges Arifi, është shpallur Nënkampion i Europës, duke sjellë një tjetër arritje të jashtëzakonshme për sportin shqiptar.

Ky rezultat i lartë është dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm, përkushtimit dhe punës së palodhur të Orgesit. Suksesi i tij përfaqëson një burim frymëzimi për të gjithë sportistët shqiptarë, duke treguar potencialin dhe aftësinë e tyre për të arritur nivele të larta në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Orgesin për përfaqësimin dinjitoz dhe për kontributin e tij të çmuar në promovimin dhe forcimin e imazhit të Karates Shqiptare.

X