Ekipi Kombëtar i Seniorëve është duke marr pjesë në Lojërat Islamike 2025, të cilat po zhvillohen në Rijad të Arabisë Saudite.
Ekipi shoqërohet nga:
- Petrit Baba – President i FSHK-së
- Mirandi Backa – Trajner i Ekipit Kombëtar
Ekipi përfaqësohet nga:
🔹 Orges Arifi – i cili do të garojë ditën e nesërme, në kategorinë Senior -60 kg, në luftën e parë kundër përfaqësuesit të Jordanisë, Hammad Abdallah.
🕚 Kategoria nis në orën 11:00 dhe ndeshjet do të transmetohen live në RTSH.
🔹 Melos Gashi – i cili do të garojë ditën e nesërme, në kategorinë Senior -84 kg, në luftën e parë kundër përfaqësuesit të Kamerunit, Aljuma Salem.
🕓 Kategoria nis në orën 14:00 dhe ndeshjet do të transmetohen live në RTSH.
Një lajm i rëndësishëm është marrja me sukses e Licensës për herë të tretë si Trajner i certifikuar nga WKF nga Mirandi Backa, duke e bërë të mundur pjesëmarrjen e tij në këtë eveniment.
Staf i FSHK-së falenderon ekipin përfaqësues dhe ju uron shumë suksese në ditën e nesërme!





