Ekipi Kombëtar i Seniorëve po merr pjesë në Karate 1-Premier League e cila po zhvillohet në Cairo të Egjipt.
Ekipi Kombëtar përfaqësohet nga:
🔹 Orges Arifi, i shoqëruar nga trajneri Walid Sliman, do të garojë ditën e nesërme në kategorinë Senior Kumite -60 kg.
Në grupin e tij, Orgesi do të përballet me përfaqësuesin e Japonisë (aktualisht i renditur i 2-ti në botë) si dhe përfaqësuesin e Gjeorgjisë.
FSHK falënderon ekipin përfaqësues dhe i uron shumë suksese!


