Federata Shqiptare e Karatesë ka kënaqësinë të njoftojë se Lanika Rexhepi është shpallur Nënkampione Europe në kategorinë Cadet +61 kg, në Kampionatin Europian Cadet, Junior & U21 të zhvilluar në Limassol, Qipro, me pjesëmarrjen e rreth 1293 garuesve.
🥈 Rruga e Lanikës drejt finales:
✅ 8-0 ndaj Malit të Zi
✅ 8-0 ndaj Gjeorgjisë
✅ 6-1 ndaj Francës
✅ 3-0 ndaj Italisë
🏆 Finale: 0-1 ndaj Portugalisë
Ky rezultat pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e Lanika Rexhepit në sportin e karatesë.
Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Laniken dhe i uron shumë suksese në aktivitetet e ardhshme! 🇦🇱





