🇦🇱 Neevis Hasani renditet i 3-ti në Kampionatin Europian! 🥉

Federata Shqiptare e Karatesë ka kënaqësinë të njoftojë se sportisti ynë Neevis Hasani është renditur në vendin e tretë në Kampionatin Europian në kategorinë Cadet -52 Kg, i cili është duke u zhvilluar në Limassol, Qipro, me pjesëmarrjen e rreth 1195 garuesve nga 46 shtete të Europës.

🥋 Rruga e Neevisit drejt medaljes së bronztë:

✅ 1-0 ndaj Portugalisë

✅ 7-0 ndaj Hungarisë

✅ 3-0 ndaj përfaqësuesit të WKF

❌ 1-2 ndaj Malit të Zi

✅ 6-0 ndaj Spanjës

Ky sukses është një dëshmi e talentit, përkushtimit dhe seriozitetit të Neevis Hasanit në sportin e karatesë.

Federata Shqiptare e Karatesë falënderon të gjithë sportistët për përfaqësimin dinjitoz dhe i uron shumë suksese në aktivitetet e ardhshme! 🇦🇱🥋

X