Kampionati Ballkanik për Cadet, Junior & U21.

Komisioni Teknik i FSHK-së ditën e sotme zhvilloj grumbullimin e Ekipit Kombëtar për kategoritë Cadet, Junior dhe U21.
Stërvitja u drejtua nga Kryetari i Komisionit Teknik, z. Lirim Dedej.
Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe anëtarët e Komisionit Teknik, z. Arjan Bahja dhe z. Vilson Muça.
Stërvitja u zhvillua në ambientet e ekipit Arnisa, në Divjakë.
Ky grumbullim u realizua në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Ballkanik për Cadet, Junior dhe U21, i cili do të zhvillohet nga data 7 deri më 9 nëntor 2025, në Rijek, Kroaci.

X