Historiku

Karate eshte nje sport i cili fillimet e tij te para i ka ne vitin 1991,

Instruktori me origjine nga Kosova z.Enver Cakici hapi ekipin e pare ne sportin e karatese ne Shqiperi prane klubit 17 Nentori ne Tirane. Ne kete ekip u rregjistruan rreth 170 persona te interesuar per te mesuar sportin e bukur te karatese.

Ekipi I dyte u hap prane Kompeksit te Pishinave ne Tirane me nje numer rreth 50 personash.

Instruktori nga Kosova Enver Cakiqi qendroi rreth 3-muaj me rradhe ne shqiperi dhe me pas u largua drejt Gjermanise ku dhe jetonte.

Ekipi i trete u hap ne Shkollen Ushtarake Skenderbej nga z.Dritan Demiraj me ndihmesin e tij z.Melazim Bahiti.

Ekipet u drejtuan nga disa djem te talentuar te cilet sapo kishin marre brezin e kuq ne karate.

Midis shume veshtiresishe u vazhdua puna me ato pak njohuri te cilat nuk mjaftonin per te drejtuar kete sport kaq te bukur.

Ekipi prane Kompeksit te Pishinave u drejtuan nga z.Parid Dule dhe z.Rezart Spahia ndersa ai ne Klubin Sportiv 17 Nentori nga z.Ramiz Ismailgeci dhe z.Astrit Hysa.

Keto tre ekipe ishin ekipet e para ne shqiperi te cilat me vone do te ishin baza e perhapjes se karatese ne mbare shqiperine.

Z.Enver Cakiqi ndiqte here pas here zhvillimin e ekipeve ne Shqiperi duke ndihmuar dhe me baze materiale duke sjelle kimono dhe materiale te tjera per sportiste.

Gjate nje pune te veshtire dhe me ato pak njohuri u mor iniciatva per te themeluar Shoqaten e pare Shqiptare te Karatese ne vitin 1992 me president te kesaj shoqate z.Rezart Spahia dhe me anetare te Komitetit Drejtues Parid Dule, Ramiz Ismailgeci, Dritan Demiraj, Aldo Jani, Rudolf Zaharia, Edmond Bushi.

Po ne kete vit u hapen dhe disa ekipe te tjera ne Shkoder dhe Tirane dhe u zhvillua per here te pare Kampionati i 1-re Kombetar ne Karate.

Kampionet e pare shqiptar te ketij sporti padyshim qe ishin sportistet me te talentuar si Ramiz Ismailgeci, Parid Dule, Eugen Kondi, Dritan Demiraj,etj.

Gjate vitit 1993 sporti i karatese u perhap me teper dhe ekipet filluan te shtoheshin me shume dhe funksionimi i rregullt i shoqates beri qe te qartesoheshin me shume ceshtje teknike duke u kompletuar me rregullore dhe informacion me te madh ne kete fushe.

Mjeshtrat nga Kosova Isak dhe Ali Latifi erdhen ne Tirane dhe mbajten seminarin e pare Kombetar me traineret dhe sportistet e ekipeve te cileve ju dha dhe brezat e pare te mjeshtrave ne karate brezin e zi 1-dan shodan.Mjeshtrat e pare shqiptare te karatese brezi i Zi 1-dan shodan jane Ramiz Ismailgeci,Parid Dule,Rezart Spahia,Dritan Demiraj.

Gjate vitit 1994 per here te pare vjen ne Shqiperi mjeshtri karatese nga maqedonia prof. Besnik Murati i cili pasi zhvilloi nje seminar me trainere dhe sportiste vendosi qe te mundesonte me ane te nje sponsorizimi pjesmarrjen e ekipit kombetar ne Kampionatin Europian te Karatese Fudokan ne Prage te Cekise. Ne kete gare te pare te sportisteve tane u arrit nje rezultat i shkelqyer duke u renditur ne vendin e 5-te ne ndeshjet ekipore. Ekipi i pare Shqiptare perfaqesohej nga Ramiz Ismailgeci, Parid Dule dhe Rezart Spahia. Ky aktivitet tregoi se sportistet tane bene nje perfaqesim dinjitoz dhe u renditen perkrah ekipeve me te mira dhe me experience te madhe.

Menjehere pas kthimit nga Çekia u fillua puna per kalimin nga shoqate ne Federate Shqiptare te Karatese e cila u themelua ne muajin korrik 1994 me mbeshtetjen e Ministries se Sporteve. President u zgjodh perseri z.Rezart Spahia, Sekretar I Pergjithshem z.Fatos Korbi.

Po gjate vitit 1994 ne muajin Shtator nje delegacion i Federates Shqiptare te Karatese i perbere nga Rezart Spahia,Parid Dule dhe Ramiz Ismailgeci moren pjese ne themelimin e Federates Ballkanike te Karatese ne Athine Greqi, ku z.Rezart Spahia u zgjodh dhe Zv/President i Federates Ballkanike te Karatese.

Gjate fundit te vitit 1994 ekipi kombetar per te rritur mori pjese ne kampionatin e pare ballkanik te karatese.

Ne vitin 1995 ekipi kombetar mori pjese ne kampionatin e pare ballkanik per te rinje ne Vershac te Jugosllavise ku dhe u mor medalja e pare e arte nga sportisti i talentuar Violxhin Kuke. Ky rezultat ishte nje arritje shume e madhe per sportistet tane. Ne vitin 1996 ekipi kombetar mori pjese ne kampionatin Europian per te Rinje ne Stamboll me sportistet me te mire si Florian Muca, Petrit Baba, Ervin Pine, Dorian Decolli, Violxhin Kuke, Elton Cako, Adlej Basha,etj. Ne kete gare nuk u fitua ndonje medalje per shkak te eksperiences se pa mjaftueshme te sportisteve tane te rinje te cilet zhvilluan ndeshje shume te bukura. Po ne kete vit filluan dhe rezultatet e para tek femijet qe moren pjese ne Kampionatin Ballkanik duke marre 11-medalje 1-Ari,3-Argjendi,7-Bronxi. Me iniciativen e disa trainereve te sporteve marciale u vendos themelimi i Federates se Arteve Marciale me President z.Azem Hajdari dhe Sekretar Organizativ u zgjodh z.Agim Tabaku. Ne kete federate u be bashkimi i sporteve marciale te Karatese, Judos dhe Taekwondo-se. Ky bashkim nuk solli ndonje zhvillim te rendesishem ne sportin e Karatese pavaresisht qe ne fillimet e tije pati shume entuziazem per shkak te presidentit z.Azem Hajdari qe ishte deputet ne Parlamentin Shqiptare. Fondet e pamjaftueshme e cuan kete bashkim drejt ndarjes dhe u rikonstruktuan secila Federate me vehte.

Me veshtersi te medha u zhvilluan aktivitetet kombetare ne vitin 1997 viti ne te cilin Shqiperia u perfshi ne nje situate shkatrrimi ne mbare vendin. Pjesmarrja e ekipit Kombetar per te Rritur ne Kampionatin Ballkanik ne Athine nuk solli ndonje medalje dhe paraqitje te mire te ekipit tone.

Ne vitin 1998 u organizua nje pune shume e madhe per ringritjen e ekipeve ne mbare vendin dhe organizimi i garave Kombetare ishte ne nivel te kenaqshem. Gjithashtu gjate vitit u more pjese ne disa turne nderkombetare ku u moren nje numer kenaqshem medaljesh ku vlen per tu permendur pjesmarrja ne kupen e Europes ne Shkup te Maqedonise ku ekipi i Partizanit u shpall fitues i vendit te pare.

Vazhdim….

X