Ekipi Kombëtar po merr pjesë në Karate 1 – Serie A, Coruña 2026, i shoqëruar nga trajnerët Mirandi Backa dhe Orges Arifi.

Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, sportistët tanë përfunduan garat e tyre, duke dhënë një paraqitje dinjitoze, por pa arritur të kualifikohen më tej.

🔹 Xhejdah Backa – Kategoria -50 kg
🔹 Abdullah Backa – Kategoria -67 kg
🔹 Blodin Pakashtica – Kategoria +84 kg

Ditën e nesërme do të garojnë në kategoritë përkatëse:

🔹 Bekim Basha – Kategoria -75 kg
🔹 Ernik Pjetri – Kategoria -84 kg

FSHK falënderon ekipin përfaqësues dhe i uron suksese të mëtejshme!