🇦🇱 Amanda Dedej shpallet Kampione në Karate1 Youth League – Porec 2025 🇦🇱
Njoftime
Federata Shqiptare e Karatesë ka kënaqësinë të njoftojë se sportistja jonë, Amanda Dedej është shpallur Kampione në Kampionatin Karate-1 Youth League, zhvilluar në Porec, Kroaci me pjesëmarrjen e rreth 4000 garuesve nga 78 vende të botës.
Amanda arriti të mposht kundërshtaret nga Ukraina, Hungaria, Suedia, Italia, Bullgaria dhe arriti te fitonte finalen me rezultatin 4-0 ndaj përfaqësueses të Serbisë në kategorinë U14 / -52 Kg.
Ky sukses dëshmon talentin, përkushtimin dhe seriozitetin e Amandës në sportin e karatesë.
Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Amandën për përfaqësimin dinjitoz dhe për kontributin e saj.
Ministria e Arsimit dhe SportitKomiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)




