Amanda Dedej shkëlqeu në Karate 1 Youth League, duke treguar dominim të plotë dhe duke siguruar me meritë një vend në finalen prestigjioze të Karate 1 Premier League, Porec 2025

Me pesë fitore të jashtëzakonshme, Amanda dëshmoi forcën, talentin dhe përkushtimin e saj:
🥋 6-0 ndaj Ukrainës
🥋 4-0 ndaj Hungarisë
🥋 6-1 ndaj Suedisë
🥋 1-0 ndaj Italisë
🥋 1-0 në gjysmëfinale ndaj Bullgarisë

Amanda do të përballet në finale kundër garueses nga Bosnja, sot në orën 17:30.

Vlen të përmendet edhe paraqitja e djeshme e Ernik Pjetrit, i cili pas 3 fitoresh dhe 2 humbjesh, arriti të renditet në vendin e 7-të ne kategorinë
Junior -68Kg.

🔹 Neevis Hasani tregoi një performancë të fortë, duke fituar dy ndeshjet e para ndaj përfaqësuesve nga Ukraina dhe Kosova, por u ndal në ndeshjen e tretë me një rezultat të ngushtë, ndaj gauresit nga Ukraina.

🔹 Rigers Rami dha një paraqitje të mirë, por pa mundur te kaloj me tej.

FSHK falënderon ekipin përfaqësues dhe i uron shumë suksese!