🇦🇱 Orges Arifi shpallet Nënkampion i Europës ! 🇦🇱
Me kënaqësi, Federata Shqiptare e Karatesë njofton se sportisti ynë,Orges Arifi është shpallur Nënkampion i Europës. Ky sukses i jashtëzakonshëm përfaqëson një arritje të madhe për sportin Shqiptar dhe një rezultat i lavdërueshëm për punën e vazhdueshme dhe talentin e tij.
Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Orgesin për përkushtimin dhe përfaqësimin e shkëlqyeshëm, si dhe për kontributin e tij në ngritjen e imazhit të sportit Shqiptar.
Gjithashtu FSHK falenderon trajnerin e Ekipit Kombëtar, Fehmi Mahalla për punën e tij të mrekullueshme.
Ky sukses jep një motiv të shtuar për të gjithë sportistët shqiptarë dhe vë në dukje potencialin e tyre dhe aftësinë për të arritur rezultate te larta.
Ministria e Arsimit dhe SportitKomiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)