Ditën e sotme u zhvillua sot “Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Karatesë”.

Gjatë kësaj asambleje, u rizgjodh President i FSHK-së, z. Petrit Baba, Zv. President u emërua Luftar Kurti, ndërsa në Komitetin Drejtues u shpallën anëtarë
Eugen Kondi, Arjan Bahja dhe Vilson Mucaj.

Sekretar i Përgjithshëm u caktua z. Rigens Kercuku.

Prezent në këtë Asamble Zgjedhore ishte dhe President i Komitetit Olimpik, z. Fidel Ylli, dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH Gerti Shima, të cilët treguan edhe njëherë mbështetjen e KOKSH në projektet e reja të Federatës së Karatesë.