Shqipëria renditet e 10-ta në Kampionatin Europian të 59-të, i cili u zhvillua në Zadar të Kroacis.

Orges Arifi arriti të shpallet Nënkampion i Europës në kategorine -60kg.
Abdullah Backa mori pjesë në kategorine Senior -67kg, pas një ndeshje të zhvilluar plot emocione, e cila përfundoj me rezultatin 6-6 kundra kundershtarit nga Qipro, nuk arriti te kalonte me tej.
Alvin Karaqi, mori pjesë në kategorinë Senior -84kg, i pafat në kete Kampionat,i cili u diskualifikua për shkak të faullave gjatë ndeshjes, kundër përfaqësuesit të Kosovës.Blodin pakashtica mori pjesë në kategorinë Senior +84kg, pas një ndeshje të fort, u ndal kundra përfaqesuesit të Bosnjes .

Ekpi Kombëtar zhvilloj gjithashtu ndeshjet në disiplinën Team Kumite, kundra përfaqësueses së Italis dhe asaj të Ukrainës.
Ekipi u udhëhoq nga Melos Gashi në ndeshjen e parë, ndjekur nga Alvin Karaqi më pas Blodin Pakashtica, Orges Arifi dhe Abdullah Backa.
Vlen të theksohet që djemtë shfaqën një paraqitje të jashtëzakonshme dhe arriten të renditen të 9-tët në Team Kumite.

Stafi i FSHK-së falenderon Trajnerin e Ekipit Kombëtar, Fehmi Mahalla dhe ekipin përfaqësues dhe i uron suksese në aktivitet e radhës.