Ekipi Kombëtar në datat 16.02.2024 – 18.02.2024 ishte pjesëmarrës në Larnaca të Qipros, aty ku u zhvillua Karate1 Seria A , ku morën pjesë 83-shtete dhe 947-garues.

Melos Gashi arriti të shpallet nënkampion në Kategorinë Senior -84Kg, nga 84-garues.
Pas pesë fitoresh të merituara kundra, Francës, Italisë, Malajzisë, Finlandës, Gashi u ndal në finale nga perfaqësuesi I Japonisë.
Orges Arifi mori pjesë në Kategorine Senior -60 Kg, pas 2 ndeshjesh të fituara dhe të pasura me emocione kundra Rumanise dhe Usa, u ndal në atë të 3-tën nga perfaqësuesi I Malejzisë.
Gjithashtu Blodin Pakashtica arriti të fitoj kundra përfaqësuesit të Francës, Qipros dhe u ndal në ndeshjen 3-të kundra Jordanisë.

Staf I FSHK-së falenderon ekipin përfaqësues dhe i uron suksese në aktivitetet e radhës.