Ekipi Kombëtar këtë fundjavë ishte pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik per Senior dhe Veteran,i cili u zhvillua në Podgoricë të Malit të Zi, ku morën pjesë 13-shtete dhe 275-garues.

Xhino Toli arriti të shpallet Kampion në Ballkanikun për Senior dhe Veteran.
Pas fitores së merituar kundra perfaqësuesit së Turqisë,ndeshje e cila përfundoj me rezultatin 5-0, Xhino u rendit i pari në kategorinë Male Kumite +35, -75 kg

Orges Arifi mori pjesë në Kategorine Senior -60 Kg, ndeshjen e parë e fitoj kundra kundershtarit nga Bosnja me rezultatin 4-1 dhe u ndal në atë të 2-tën nga perfaqësuesi I Malit të Zi.

Melos Gashi u rendit i 5-sti, Gashi arriti te fitoj kundra kundershtarit nga Bosnja, Sllovenise, Turqise, dhe u ndal ne ndeshjen e katert nga perfaqesuesi i Malit të Zi.

Blodin Pakashtica u ndal në ndeshjen e parë kundra përfaqësuesit të Kombëtares së Kosovës.

Staf I FSHK-së falenderon ekipin përfaqësues dhe i uron suksese në aktivitetet e radhës.

Ministria e Arsimit dhe Sportit Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)