Sot u zhvillua nga Komisioni Teknik i FSHK, testimi për breza në karate për ekipin Fight Club Egnatia.Urime të gjithë sportistevë që treguan një nivel shumë të lartë në demostrimin e teknikave të karatesë duke merituar plotësisht progresin dhe ngritjen në një nivel më të lartë.Sot ekipi Fight Club Egnatia i shtohen dhe 3 breza te zi, mjeshter te karatese perkatesisht sportistet Ilsan Salla, Kristaq Sinani dhe Dejan Sala.Gjithashtu përgëzime Trajnerit Arjan Bahja për punën e palodhur dhe me përkushtim të madh dhe profesionalizëm.Në këtë testim të pranishëm ishin Presidenti i FSHK z.Luftar Kurti, Drejtori Teknik z.Mirandi Backa dhe anëtari i Komisionit Teknik z.Reis Tozaj.Stafi FSHK